{S_TIMEZONE} |
{JUMPBOX} |
Horoskopi
17 Prill 2009
Miremengjes Dash. Me hyrjen e Henes ne shenjen e mikut tuaj Shigjetarit, do te ndjeheni i rilindur. I mbushur me iniciativa do te terhiqni me vullnetin tuaj dhe entuziazmin tuaj te gjitha ata qe jane prane jush. Hena ne nje shenje zjarri si e juaja ndez pasionin ne zemren tuaj. Jeni ne forme te mire me shendetin, por mos abuzoni.
Miremengjes Dem. Ndjeheni i izoluar, sepse keni degjuar gjera ne lidhje me ju qe jane te padrejta. Pa u merzitur beni mire te flisni drejtperdrejte me te interesuarit. Ne dashuri beni mire te beni ndonje dhurate here pas here. Do te mjaftonte fare pak per te shprehur ate qe ju ndjeni.
Miremengjes Binjak. Hena ne opozite vjen te ju kujtoje per nje ftese nga e cila do te donit te iknit me cdo kusht. Por duke sajuar gjwra, qe nuk jane nuk do ju sherbeje per asgje. Eshte rasti i duhur per te folur me personin e dashur me te cilin doni te thelloni nje lidhje. Disa gjelle, nuk jane ushqyese, prandaj beni mire te lexoni etiketat
Miremengjes Gaforrja. Moment shume i mire per te reflektuar, pas pushimit te Pashkeve. Nese duhet te perballoni nje provim ose nje bisede pune, ju leverdis ta vini ne prove sa me shpejt. Nuk ju pelqen te ju kapin te papregatitur dhe te studioni ne momentin e fundit. Shendeti i mire.
Miremengjes Luan. Mendoni per faktin qe ndersa punoni, jeni jo vetem duke mbaruar punet, por po i beni nje sherbim te madh shoqerise. Ne forme si jeni nuk keni veshtiresi te pranoni ftesen e tij per darke. Perpiquni te bllokoni ne kohe nje problem qe keni me trupin tuaj. Degjoni sinjalet e trupit.
Miremengjes Virgjereshe. Nese e keni eksagjeruar me gjellet tradicionale te Pashkeve ju leverdis te hyni menjehere ne diete. Jeni pak i rene moralisht, prandaj beni mire te shtyni per nje rast tjeter kur te jeni me ne forme per te bere per vete personin qe ju pelqen. Nese keni probleme me tretjen beni mire te pini ndonje caj tretes.
Miremengjes Peshore. Nganjehere ju ndodh te largoni shume nga te tjeret dhe perfundoni duke u dukur nje fortese e papranueshme. Por ne realitet keni nevoje per te shperthyer dyert tuaja. Tretja funksionon shume mire, por mos e eksagjeroni me ushqime shume te yndyrshme.
Miremengjes Akrep. Impenjimi juaj nuk eshte ai qe ju keni deshiruar shume, edhe pse nuk kerkon sakrifica dhe ju jep ate qe ju keni nevoje. Mundohuni te pushoni dhe do te gjeni entuziazmin e duhur.
Miremengjes Shigjetar. Me vullnetin per te qene gjithmone prezent, jeni i gatshem per te hequr dore nga argetimi. Por beni kujdes sepse Venusi ne kuadrat do ju lodhi pak. Beni mire te perdorni elektrostimulimin vetem ne raste te nevojshme
Miremengjes Bricjap. Perpara se te filloni me impenjimet e punes, do te donit te kalonit pjesen me te madhe te kohes me personat qe doni. Kjo ju jep besim dhe force dhe ju ben te jeni i sigurt jo vetem ne jete tuaj por ju ndihmon te perballoni cdo veshtiresi. Zgjidhni nje pozicion te pershtatshem kur flini.
Miremengjes Ujor.Hena eshte ne favorin tuaj kete te hene Pashkesh. Keni kuptuar qe duke ndenjur vetem nuk ben per ju. Per kete kerkoni nje shoqeri qe te jete burim stimulimi, qe te dije te kuptoje idete tuaja dhe te ju konsideroje per ate qe jeni. Kur mendja eshte aktive edhe aspekti fizik eshte ne permiresim.
Miremengjes Peshk.
Me Henen tek Shigjetari, ne kuadrat me Venusin dhe Uranin, duhet te jini i kujdesshem ne menyren se si ia transmetoni enderrat tuaja personit te zemres. Nese mendoni shume per veten tuaj, partneri do te ndjehet i perjashtuar nga jeta juaj.